Donnarumma drejt Juventusit; kur merkato bëhet me një… ‘like’

Në një nga javët më të nxehta të viteve të fundit mes lamtumirave të papritura, rikthimeve të mundshme dhe njoftimeve zyrtare që shkojnë dëm, nuk mund të harrojmë se në ditët e sotme merkatoja e transferimeve bëhet edhe nëpërmjet rrjeteve sociale dhe pikërisht që aty shfaqet një tregues i të ardhmes së Gianluigi Donnarummës

Portieri i Kombëtares Italiane, të cilit iu tregua porta e daljes nga Maldini dhe Milani pas bisedimeve të gjata hiq e mos e këput për rinovimin e kontratës, me shumë mundësi do të jetë portieri i ri i Juventusit. Për këtë lajm në fakt po flitet prej ditësh, por fakti që Donnarumma bëri ‘Like’ në Instagram te lajmi I rikthimit të Allegrit te Juventus, vlen më shumë se 1 mijë fjalë

Sfidanti.al