Flitet për një nga sulmuesit e së ardhmes, pasi ka lindur në vitin 2000, dhe është që tani shumë i mirë. Dushan Vllahoviç ka shënuar 21 gola në 36 ndeshje për Fiorentinën dhe Juventusi mbetet në ndjekje të serbit të ri, por trajneri Masimiliano Alegri nuk do ta ketë të lehtë që ta rrëmbejë. Juventusi synon ta ketë si alternativë ndaj Kristiano Ronaldos që mund të largohet, ndërsa Mauro Ikardi ka dalë në plan të dytë. Kostoja e kartonit, sipas klubit të Firences shkon në 40 milionë euro të paktën, në mos edhe më shumë, por ka një problem tjetër. Fiorentina emëroi si trajner Xhenaro Gatuzon, dhe ish-tekniku i Napolit njihet si njeri me karizmë të madhe që mund ta bindë Vllahoviçin që të mos largohet kaq shpejt. Ai mund të nxisë klubin të krijojë një skuadër më të fortë dhe sulmuesi serb të bindet për të qendruar të paktën edhe një apo dy sezone.
Sfidanti.al