Golat e fundit të Mesit për Argjentinën vijnë vetëm nga penalltia

Ai ka tani 72 rrjeta për ekipin kombëtar dhe do të vazhdojë padyshim ta thellojë rekordin, edhe pse mbetet larg 102 golave të Kristiano Ronaldos. Gjithsesi, kohët e fundit Lionel Mesi po arrin të shënojë për Argjentinën vetëm nëpërmjet penalltive. Kështu ndodhi në barazimin 1-1 në eleminatoret e Kupës së Botës në Buenos Aires ndaj Kilit, kur kapiteni ekzekuttoi saktë 11-metërshin, ndërsa Aleksis Sançez barazoi. Po me penallti Mesi ia ka dalë në fitoren 1-0 ndaj Ekuadorit dhe në barazimin 2-2 kundër Uruguajit, ndërsa në fitoren 1-0 në Brazil në një miqësore shënoi menjëherë pasi humbi penalltinë. E njëjta gjë, gol nga 11-metërshi ndodhi në barazimin 1-1 me Uruguajin, ndërsa duhet të kthehemi në 8 qershor 2019 për të parë gola nga loja të Mesit, dy herë ndaj Nikaraguas në fitoren 5-1, përfshi edhe një aksion individual në të cilin shmangu 3 kundërshtarë.

Sfidanti.al