Ende nuk ka ikur, por zëre se e ka bërë, ndërsa është momenti kur mund të flasë më lirshëm. Karl-Hajnc Rumenige ka qenë tepër i bezdisur këto kohë nga qendrimi i ndonjë ylli të Bajernit, specifikisht David Alabës, i cili pati pretendime tepër të larta financiare për të rinovuar kontratën. Ndoshta ky ka qenë vetëm një pretekst për t’u larguar nga klubi e për të shkuar tek Reali i Madridit, por gjithsesi bisedimet janë zhvilluar mes palëve dhe duken si diçka surreale në këtë botë ku ka çdo të mirë, por ku shpesh njerëzit nuk ushqehen e nuk trajtohen siç duhet nga mjekësia. “Unë nuk e kuptoj sesi ka mundësi në këtë periudhë krize që po kalon bota, që një lojtar që fiton 15 milionë në vit, të mos kënaqet me 19.5 milionë”, – ishin fjalët e Kalles. Ai nuk e përmendi Alabën me emër, por nënkuptimi ishte i qartë.
Sfidanti.al