Mercedesi mbetet sërish makina për t’u mundur, edhe pse Red Bulli është shumë pranë. Një pilot si Ljuis Hamilton është në “elementët” e tij në kushte të tilla gare, sidomos kur duhet të parakalojë e të mbrohet fort, siç ndodhi në Çmimin e Madh të Portugalisë. Kampioni i botës në fuqi u parakalua për një
