Rosbergu tallet me Hamiltonin: U tregove qullac me Verstapenin

Ish-kampioni i botës, dhe ish-shoku i tij tek Mercedesi, u habit me sjelljen e anglezit në Francë. Niko Rosberg gjykon se në pistën franceze nuk ishte Ljuis Hamiltoni i dikurshëm, por një version i squllur i tij, që bëri duel me Maks Verstapenin. “Unë prisja që Hamiltoni të mos ia hapte aq lehtë rrugën Verstapenit, – tha Rosbergu, – prisja që ai të luftonte deri në limitet e rrezikut siç ka bërë gjithmonë, por ai u tregua një “qullac”. Ai duhej ta kishte mbyllur atë derë të mallkuar”. Ish-piloti gjerman me origjinë finlandeze e ka fjalën për parakalimin që Verstapeni me Red Bull i bëri kampionit të botës me Mercedes kur duhej edhe një xhiro e gjysmë deri në mbyllje të garës, dhe dy pilotët po luftonin për fitoren.

Sfidanti.al