Xhejdën Sanço do të largohet këtë verë, dhe transferimi do të shkojë në 90 milionë euro. Borusia e Dortmundit nuk ka ndërmend të bëjë sakrifica të tjera, ndërsa pret rikthimin e tifozëve në “Signal Iduna Park”. Edhe pse mund të mos ketë 80 000, pra në kapacitet të plotë, mund të arrihet nga 20 deri në 40 000, dhe kjo do ta ndihmonte klubin gjerman që të rregullonte buxhetin në krahasim me sezonin që u mbyll.
Drejtuesit u japin garanci tifozëve se skuadra do të jetë konkurruese, pasi Erling Halandi nuk do të largohet këtë verë, ndonëse kjo mund të ndodhë nëse do të jepej një shifër 170 milionë euro, që do t’i lejonte Dortmundit të forconte skuadrën. Kapiteni Marko Rojs është në formë shumë të mirë, siç mbylli sezonin, po ashtu është i shlodhur sepse nuk u grumbullua në Euro 2020, ndërsa sulmuesi 16-vjeçar Mukoko do të ketë më shumë rol, aq më tepër që nuk shkon në Lojrat Olimpike. Dortmundi ka potencial sulmues me lojtarë të rinj si Belingham, Mukoko, Reina apo Rinier Hezus, ndërsa këtu futet edhe Halandi.
Sfidanti.al