Tamam si ballo me maska në ndeshjet e Superligës! Nuk merret vesh , ngaqë nuk ndiqet radhë, cili e heq maskën dhe cili ekip e vendos maskën. Dhe kur futbolli nuk ka një fytyrë të besuar , dridhet e sperdridhet nga java në javë me maska të ndryshme duke krijuar një lloj halluini me top.

