Përse Musiala i Bajernit harron Barcelonën ndër ekipet më të “nxehtë” të Europës?!

Futbollisti i lindur në Angli, por që preferoi bavarezët dhe kombëtaren e Gjermanisë, e ka një përgjigje për skuadrat që, sipas mendimit të tij, janë më shumë në formë se të tjerat në ligat kryesore të kontinentit. “Ekipet më të zjarrtë për momentin, – thotë Xhamal Musiala, – janë Mançester Siti, Paris SG dhe Reali i Madridit. Skuadra e krijuar nga Guardiola është e shkëlqyer, PSG e ka nisur shumë mirë sezonin dhe po ashtu Reali”. Dakord, por përveç Bajernit që Musiala e lë jashtë për arsye të kuptueshme, talenti i ri ka “harruar” një emër të madh si Barcelona. Mediat bavareze thonë se “Musiala nuk vendosi në këtë listë asnjë nga ekipet që janë në grupin e Championsit me Bajernin”.

Sfidanti.al