Nëse dy yjet e rinj realizuan nga dy herë në ndeshjet e tyre të para të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, Leva i kaloi. Kilian Mbape tundi rrjetën dy herë kundër Juventusit dhe Erling Halandi ia doli po dy herë në fushën e Seviljes, ndërsa Robert Levandovski e bëri 3 herë këtë gjë në “Spotifaj Kamp Nou” kundër Plzenit çek. Dakord, ndeshja ishte më e lehtë, por sulmuesi është 34 vjeç, Mbape 23 dhe Halandi 22. Polaku ka tani 550 gola për ekipet e klubeve, ndërsa ka luajtur me Deltën e Varshavës, Legian e Varshavës II, Znic të Prushkovit, Lehun e Poznanit, Dortmundin, Bajernin e tani Barcelonën. Në total ka 626 gola sepse76 rrjeta i ka për kombëtaren e Polonisë. Në Champions, ai ka mesataren më të mirë gol për ndeshje ndër 10 shënuesit kryesorë, me 0.83, i lënë pas vetëm për pak nga Alfredo Di Stefano (0.84). Mesi e ka 0.80, ndërsa Kristiano Ronaldo e ka 0.77.
Sfidanti.al