Klopi tha në maj “prenotoni hotelet për finalen”, çfarë mendon pas Napolit?!

“Gjithçka është e qartë, por se përse ndodhi unë mund të gjej një përgjigje tani”. Këto ishin fjalët e trajnerit të Liverpulit, në intervistën menjëherë “në të nxehtë” pas ndeshjes në Napoli. Të kuqtë e Jurgen Klopit e pësuan keq, 1-4, madje napolitanët humbën edhe një penallti, ndërsa mediat angleze nisën menjëherë të tallen me fjalët e Klopit pas humbjes së finales së Championsit ndaj Realit në Paris. “Ku është finalja e radhës? Në Stamboll? Prenotoni hotelet”, – tha atëherë gjermani. Natyrisht, kjo humbje nuk e eliminon ekipin anglez, i cili para ka pësuar edhe zhgënjime më parë, por gjithmonë ka reaguar. Sidoqoftë, këtë herë Liverpuli ishte hija e vetvetes dhe ndoshta Klopi do ta gjejë përgjigjen dhe madje sa më shpejt.

Sfidanti.al