Ballkanit i ikën fitorja nga duart në Europë, në minutën e fundit!

Kampionia e Kosovës, e para skuadër e shtetit të ri që arrin në fazën e grupeve të kupave kontinentale, u ndal në barazim 1-1 në Prishtinë ndaj Kluzhit të Rumanisë. Ballkani i Therandës (Suharekës) e pati të tillë rezultatin e ndeshjes së parë në Ligën e Konferencës, ndonëse ishte pranë fitores. Ekipi i Kosovës shënoi në 65’ me anë të Armend Thaçit, por u barazua në sekondat e fundit pas gabimit të Thaçit dhe portierit Frashëri që nuk u morën vesh. Matias barazoi rezultarin për ekipin rumun të trajnerit Dan Petresku. Ballkani i Ilir Dajës luajti shumë i kujdesshëm në pjesën e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” duke i lënë më shumë iniciativën miqve, e kjo ndoshta për shkak të përvojës së vogël, por edhe ndoshta të filozofisë së Dajës që së pari deshi të mos pësonte. Pas pushimit, Ballkani ishte më mirë dhe thuajse e mori fitoren. Në ndeshjen tjetër të grupit G, Sivaspori turk barazoi gjithashtu 1-1 në fushën e vet me Sllavian e fortë të Pragës. Ballkani e ka ndeshjen e dytë pikërisht në Pragë ndaj Sllavias në 15 shtator.

Sfidanti.al