Nuk bën punë Kristiano Ronaldo, Man. Junajtidi mundet nga Sociedadi

Për më keq, sfida e Ligës së Europës u luajt në “Old Traford” dhe superylli portugez u kthye në një konkurrim kontinental (përveç Championsit) pas 20 vjetësh. CR7 ishte në fushë dhe Mançester Junajtidi e pësoi në fushën e vet nga Sociedadi spanjoll pas një penalltie që mediat britanike e cilësuan të diskutueshme. Lisandro Martinez e preku topin me dorë pas gjuajtjes së David Silvës. Mendes realizoi 11-metërshin. Në formacion, përtej Ronaldos, ishte edhe Kasemiro, ashtu si Megajer, Lindelof dhe Fred. Kristiano luftoi fort dhe pati gol të anuluar për pozicion jashtë loje, edhe pse nuk e ka më shpejtësinë e dikurshme.

Liga e Europës

Grupi A: PSV-Bodo Glimt 1-1, Zyrih-Arsenal 1-2; Grupi B: AEK Larnaka-Renë 1-2, Fenerbahçse-Dinamo Kiev 2-1; Grupi C: HJK Helsinki-Betis 0-2, Ludogorec-Roma 2-1; Grupi D: Malmo-Braga 0-2, Union Berlin-Sent Gilua 0-1; Grupi E: Man. Junajtid-Sociedad 0-1, Omonia-Sherif 0-3; Grupi F: Lacio-Fejënord 4-2, Shturm-Mitjuland 1-0; Grupi G: Frajburg-Karabak 2-1, Nantë-Olimpiakos 2-1; Grupi H: Crvena Zvezda-Monako 0-1, Ferencvarosh-Trabzonspor 3-2.

Liga e Konferencës

Grupi A: Fiorentina-Riga 1-1, Hërts-Istanbul Bashaksehirspor 0-4; Grupi B: Anderleht-Zilkeborg 1-0, Uest Hem-Steaua 3-1; Grupi C: Austria Vjenë-Hapoel Ber-Sheva 0-0, Vijarreal-Leh Poznan 4-3; Grupi D: Slovaçko-Partizan Beograd 3-3, Nisë-Këln 1-1; Grupi E: Dnipro-AZ Alkmar 0-1, Vaduz-Apolon Limasol 0-0; Molde-Gent 0-0, Shamrok Rovers-Djurgarden 0-0; Grupi G: Ballkani-Kluzhi 1-1, Sivaspor-Sllavia Pragë 1-1; Grupi H: Bazel-Pjunik 3-1, Sllovan Bratisllavë-Zhalgiris 0-0.

Sfidanti.al