Hej Ronalado ! 80 ekipe janë “vrarë” nga Ibra-kadabra !

Kërkon të matet me “zotat” dhe ia ka dalur sepse është i pathyeshëm dhe ka një egoizëm klasi të krahasueshëm me atë të Ronaldos. Zllatan Ibrahimoviç, nëse do ta pyesnim për futbollistin që lakmon më shumë në mbarë botën, do të merrnim një përgjigje unikale: “ Unë jam më i miri, të tjerët vijnë pas..
Dhe këto ditë, sebepi ka qënë pikant për të shtuar numrin e “perëndive” në fushën e lojës. Tamam kur Milani fitoi me 3 gola ndaj Venecias, dhe Ibra nuk mund të mungonte tek lista e “vrasësve”, Venecia pati fatin , kuptohet jo të bardhë, që të bëhet ekipi i 80-të që pëson gol nga suedezi. Dhe sikur të ketë qënë i kurdisur nga fati ky rekord,edhe Ronaldo në fitoren me 3 gola ndaj Brendford, festoi me të njëjtën arsye , duke shpuar ekipin e 8o në karirerë..
Sfidanti.al