Roli në fushë është mbrojtës, por roli tjetër , në rrjetet sociale, është në sulm . Dhe nëse për shumë vetë dominimi i Barcelonës nuk ekziston më , askush nuk mund të thotë se Gerard Pike është një zjarr që shuhet. Dhe ku ka rast më të mirë për të shpërthyer “vullkani” kur të gjitha gazetat shinjestruan paratë që fiton Pike..
Po futbollisti e ka gjithë inatin me trajnerin Emeri të Vilarealit që fill pas ndeshjes i dedikoi kët fjalë mbrojtësit: “ Pike duhet të bëjë mirë vetëm një gjë. Të jetë i ndershëm dhe të mos tallet me të tjerët. Penalltia ishte neto dhe nuk u fërshëllye. E dimë që ndodh edhe kështu, por , pse të mos jemi të sinqertë me njerëzit”. E dini çfarë përgjigje i ka dhënë Pike trajnerit? “ E dini cili është Unai? Ky person , edhe pas 3 vitesh, është ankuar për arbitrin lidhur me humbjen 6-1 ! Mos fol më Unai Emeri…”
Sfidanti.al