Teuta e pandalshme

Teuta nuk ndalet, arrin fitoren e pestë radhazi në “Abissnet Superiore” duke mposhtur Skënderbeun në “Niko Dovana” me rezultatin 2-0.

Skuadra durrsake e nisi vrullshëm sfidën dhe arriti të shënojë me anë të Kallakut nga pika e 11-metërshit pasi ishte mbushur çerek ore lojë. Më pas Pedro mendoi pë dyfishimin e rezultatin me një gjuajtje me kokë brenda zonës.

Në pjesën e dytë skuadra korçare kishte të drejtën e një 11-metërshi, por Bismark u ndal nga portieri. Topi përfundoi në këmbët e Zenullarit, i cili shënoi, por goli u anulua pasi lojtari ishte futur në zonë para se të gjuhej penalltia.

Në 20 minutat e fundit të takimit skuadra durrsake mbeti me një lojtar më pak, Boci u ndëshkua me karton të kuq, por kjo nuk e ndryshoi fatin e ndeshjes.

Teuta triumfon 2-0 dhe ngjitet në kuotën e 16 pikëve, Skënderbeu mbetet me 3 pikë.