Mediat gjermane theksojnë me gëzim se tre klube me kontribut të hershëm po lënë kategorinë e tretë dhe po ngjiten në Bundesligën e dytë. Lajm i mirë për tifozët që e njohin futbollin gjerman dhe i vlerësojnë të tillë si Dinamon e Drezdenit, Hansën e Rostokut dhe TSV 1860 Mynihun. Gjithsesi, kjo është pjesa e suksesit, pasi ka edhe një pjesë të dështimit, sepse 3 skuadra të shquara pritet të luajnë në të dytën, të rrëzuara nga Bundesliga. Shalke është e rënë tashmë, por edhe Herta e Berlinit është shumë pranë, dhe në rrezik të madh edhe Këlni. Nëse “dhitë” (Këlni) shpëtojnë, kandidat për të zbritur mund të jetë Verderi i Bremenit. Pra, gjashtë skuadra të shquara mund të jenë në Bundesligën 2 sezonin tjetër, dhe aty mund të mbetet edhe Hamburgu, ashtu si edhe Hanoverit apo Nyrembergu.
Sfidanti.al