Rroftë skema “Final 4”? Po ku  e gjete o president..!

 Siç bënte eksperimente Pavllovi me nervat e qenit, “Pavllovi “ ynë i futbollit, presidenti Duka, ka shpikur një skemë të re, sipas së cilës futbolli shkon prapa, kurse shitja e biletave..para! E quajnë me emër të bukur, intrigues “Final 4”, pasi kur të ketë mbaruar kampionati klasik,( dy fazaqt) siç e bënim  ngahera, do të bëhet një magji dhe pikët e çdo ekipi do të avullohen. Pastaj.. 4 ekipet e para do të ndeshjen “seriozisht” këtë herë…

Nuk e kuptoni dot skemën ? Ajo që bëri Napoli në sezonin e kaluar në Itali, nuk do të lejohet kurrë në Shqipëri. Është shkruar me gërma të mëdha në mega-zyrat e FSHF-së: Ndalohet arratisja e ekipeve në kampionat!  Kështu, Tirana apo Partizani mos t’u gënjejë mëndja t’ia mbathni në klasifikim, se kur të arrini në “Final 4” do të thërrisni : ku shkuan pikët? Na vodhën pikët që kishim mbledhur!

Po nga na erdhi kjo “Final 4” ? Nga UEFA, siç na driblon nastradini i futbollit apo ishte shpikja e radhës e presidentit Duka, i fiksuar për të shitur sa më shumë bileta, kur të përplasen 4 “mosketierët e Superligës”.

Atë ditë që qënka bërë mbledhja ku e vendos “skema piramidale” e kampionatit, disa presidentë kishin rebeluar para mbledhjes, qeshnin me budallëkun e saj. Por sapo kishin  filluar të dëgjonin zërin e komandantit duke shpjeguar “magjinë” e kesaj skeme , ishin shkrirë fare, madje dhe kishin duartrokitur…

Sfidanti.al