Jo vetëm De Ketelare, Milan largon një tjetër “dështak”

Pas 36 ndeshjesh e vetëm dy golash, aventura e Divok Origit te Milani mund të mbyllet me vetëm një sezon. Belgu i cili erdhi falas pas skadencës së kontratës me Liverpulin nuk e ka shpërblyer kurrë besimin e klubit që e paguan 4.5 milionë euro në sezon.

Rroga e tij “rëndon” dhe drejtuesit synojnë ta shesin për të fituar të paktën 6-7 milionë euro. Në gjurmët e tij ka pasur klubet arabe, por edhe angleze të cila nuk janë të disponueshme që të paguajnë për kartonin e tij. Edhe vetë lojtari ka ngurruar deri pak ditë më parë kur i është bërë e qartë se nuk bën pjesë në planet e Piolit. Në këto kushte \dhe ai ka pranuar të largohet ndaj pritet oferta e duhur.\\s

 

sfidanti.al