Pasi dështuan të nënshkruanin me “bomberin” italian të Uest Hem, Xhanluka Skamaka, me këtë të fundit që do kalojë tek Atalanta, tashmë “zikaltërit” e Inter janë pranë nisjes së negociatave për “bomberin” e Arsenal, Folarin Balogun.
Për kartonin e 22-vjeçarit amerikan, nënkampionët e Premier Ligës kërkojnë plot 40 milionë euro, mirëpo siç dihet tashmë Interi nuk është një klub që shpenzon aq shumë e sidomos drejtorët e tyre sportivë, Bepe Marota e Pier Ausilio e për këtë aryse “zikaltërit” kanë vendosur të bëjnë një ofertë të veçantë.
“Zikaltërit” janë të gatshëm të shpenzojnë plot 30 milionë euro për Balogun, të shpërndarë në formulën 25+5, si dhe janë të gatshëm t’u ofrojnë “topçinjve” dhe një përqindje të lartë të shumës së shitjes së mëtejshme të lojtarit. Mirëpo, në rast se Arsenal nuk pranon të shesë Balogun, nënkampionët e Evropës do të vihen pas “bomberit” të Udinezes, Beto.
sfidanti.al