Pasi përfunduan procesin e largimeve të lojtarëve të panevojshëm nga klubi, tashëm “blutë” e Çelsit kanë filluar të transferojnë lojtarët e nevojshëm për skemat e teknikut Poketino, për sezonin e ardhshëm.
Blerja më e fundit e “bluve” mban emrin e Robert Sançez, me portierin spanjoll, që la “pulëbadhat” e Brajton, për kalimin e tij në Londër, me Çelsin që derdhi në arkat e kundërshtarëve plot 25 milionë paund, të shpërndara në formulën 20 milionë euro bazë dhe 5 të tjera bonus. Përsa i përket kontratës personale, “gardiani” 25-vjeçar spanjoll nënshkroi një kontratë 7 vjeçare, por ende nuk janë bërë të ditura të gjitha detajet e kontratës.
sfidanti.al