Mediat spanjolle kanë njoftuar ditën e sotme se “galaktikët” e Real Madrid nuk ka qetësi, duke qenë se presidenti Florentino Perez, po mendon largimin nga klubi. Por, me anë të një komunikate për shtyp, “mbretërit” e Madridit kanë hedhur poshtë këto pretendime, duke i konsideruar të rreme.
Gjithashtu, është thënë se po mendohet edhe ndryshimi i emrit për klubin, teksa edhe ky pretendim është hedhur poshtë nga Real Madridi që shton se kurrë nuk është diskutuar dhe menduar diçka e tillë.
“Në përgjigje të një thashethemi që është shfaqur në disa media sociale duke pretenduar se presidenti Florentino Perez dyshohet se po mendon të largohet nga posti i presidentit të klubit, Real Madrid dëshiron të deklarojë se, këto thashetheme janë kategorikisht të rreme dhe janë për interesa të caktuara që nuk kanë lidhje me realitetin. Në Asamblenë e ardhshme të Përgjithshme të Anëtarëve Përfaqësues të Real Madridit nuk do të ketë asnjë pikë të rendit të ditës për të diskutuar emrin e Real Madrid Siti”,- thuhet në komunikatën e klubit.
sfidanti.al