Nga “viking” në “djall”, Hojlund firmos me Mançester Junajtid

Pritjes më në fund i ka ardhur fundit dhe ditën e sotme, “bomberi” danez, Rasmus Hojlund ka nënshkruar kontratën e tij, si lojtari më i ri i “djajve të kuq” të Mançester Junajtid, pas më shumë se 1 muaji negociatash mes këtyre të fundit dhe “bergamaskëve” të Atalantës.

Për kartonin e “vikingut” të sulmit, Junajtid derdhi në arkat e italianë plot 85 milionë euro, të shpërndara me modulin 75 milionë euro bazë plus 10 milionë të tjera në formën e bonuseve e përsa i përket kontratës personale, Hojlund ka firmosur një kontratë 5-vjeçare të vlefshme deri në vitin 2028, me opsion rinovimi për një tjetër sezon, ndërsa paga e lojtarit nuk është mësuar ende.

 

sfidanti.al