Është në një moshë të tillë që nuk mundet të imagjinohet të vendosen kushte të tilla, por ai mesa duket e ka bërë. Nga faqja e njohur e lajmeve të futbollit, “goal.com”, thuhet se Armando Broja u ka bërë me dijë pretendentëve që duan ta marrin se ai ka një kusht për ta. Kushti është shumë i thjeshtë, sulmuesi dëshiron të jetë titullar, të mos lihet pas dore, dhe këtë gjë mesa duket vështirë ta realizojë tek Çelsi. Megjithatë, edhe tek Evertoni, Uest Hemi, Njukasëlli, Napoli apo diku tjetër, vështirë që t’ia plotësojnë Brojës këtë kusht. Ai është vetëm 20 vjeç, ndodh (si çdo lojtar) që të mos japë maksimumin, ndërsa trajnerët zakonisht kanë në dispozicion mjaft alternativa. Një kusht i tillë ndoshta mund të vlente në … Shqipëri.
Sfidanti.al