Dinamo dhe Orshiç vazhdojnë sukseset ndaj ekipeve londineze!

Në vitet 60-të, kur “të kaltrit” fituan Kupën e Panaireve (paraardhësja e Kupës UEFA dhe e Ligës së Europës), ata mundën një skuadër të madhe anglez si Lids Junajtidi. Kjo ka ndodhur në vitin e largët 1967, dhe Dinamo e Zagrebit e arriti suksesin kundër Çelsit pikërisht në të njëjtën ditë të vitit kur fitoi trofeun e vetëm europian. Që nga viti 2015 e këtej, zagrebasit kanë arritur disa suksese ndaj ekipeve angleze, edhe pse kanë pësuar gjithashtu humbje. Në atë kohë eliminuan Arsenalin. Në mars 2021, Dinamo eliminoi Totenhemin e Zhoze Murinjos në Ligën e Europës duke fituar 3-0 në “Maksimir” pas humbjes 0-2 në Londër. Mislav Orshiç shënoi të 3 golat! Po sezonin e kaluar, Dinamo arriti fitore edhe ndaj Uest Hemit, në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Mislav Orshiç shënoi golin e vetëm të ndeshjes në Londër (1-0), dhe kjo ishte dhe mbetet e vetmja fitore e Dinamos në Angli në ndeshjet zyrtare. Në shtator 2015, zagrebasit mundën 2-1 Arsenalin në “Maksimir” në fazën e grupeve të Championsit.

Sfidanti.al