Flitet për 3 vjet, dhe kjo është një kontratë vërtet e jashtëzakonshme. E përditshmja amerikane “Nju Jork Tajms” bën një analizë të akordit të Kilian Mbapesë me Paris SG, që e bën francezin lojtarin e futbollit më të paguar në botë. Rroga arrin në 250 milionë USD në 3 vjet, pra në 83 milionë USD në çdo sezon. Vetëm për firmën që hodhi në dokumentat e rinovimit, kampioni 23-vjeçar i botës mori 125 milionë USD, shifra më e madhe e marrë nga një lojtar pa kontratë.
Sfidanti.al