Ballo me maska në Superligë: si ndahen rolet ?

Tamam si ballo me maska në ndeshjet e Superligës! Nuk merret vesh , ngaqë nuk ndiqet radhë, cili e heq maskën dhe cili ekip e vendos maskën. Dhe kur futbolli nuk ka një fytyrë të besuar , dridhet e sperdridhet  nga java në javë me maska të ndryshme duke krijuar një lloj halluini me top. Një lojë ku “vrasësi” dhe viktima ndërrojnë rolet në një skenë tërësisht të tyren, derisa të përcjellin edhe tifozët e fundit të mbijetuar…

A e beson dot veten Egnatia siç pozoi në fushë me Tiranën? 3 gola ishin shumë për të dyja palët, u tejkalua masa. U dehën me gola badheblute ndaj kampioneve, por akoma më keq..e hapi shumë fizarmonikën Egnatia. Apo mos vallë edhe kjo ndeshje atipike  mund të vlerësohet si një rebelim i radhës ndaj sisitemit, i cili  nuk i do aspak  emrat e vjetër, por krijon flirte të reja..

Po Elbasani ndaj Partizanit: ishte “Peti  prej vërteti” ? Sepse disa ditë më parë, kur luajti ndaj Dinamos  s’po gjente dot çelësin në fushë deri tek goli i katërt. Një futboll që luhatet pa gajle fare, ndofta ka gjetur  një lloj aleance me median , kur ajo e quan “futboll të çmendur” dhe jo te  pamoralshem. Me mkire i cmendur se ..  nuk mban përgjegjësi për ato që bën. Po cili ishte shembulli javes? Pat  lezet ndeshja në Ballsh, Bylisi dhe Dinamo as nuk u dalluan fare që po shkonin drejt një barazimi që kishte nje cmim edhe me te lart se ..nafta!.

Sfidanti.al