Sikur “Big Brother” të luhej nëpër stadiumet e Superligës?

Tregohet si anektodë, një batutë e ish-futbollistit te njohur, Sokol Prenga, në prag të një ndeshje derbi midis Tiranës dhe Partizanit. Sapo kishte parë gjithë atë det njerëzish përmbi stadiumin “Qemal Stafa”, Prenga kishte pyetur i habitur: “ Po këta njerëz nuk kanë punë tjetër, të gjithë në stadium vijnë…”

Kjo ndodhte afro 20 vite më parë, kurse në ditët e sotme, duke parë stadiumet e boshatisur frikshëm nga tifozët, pyetja do të ishte në kahun tjetër: Ku ikën njerëzit e stadiumeve, kaq shumë punë të tjera kanë tifozët…” Pale kur guxojnë e thonë se po t’ia marrësh borxh tifozerinë që ka tërbuar “Big-Brother” i i fundit, do të mbusheshin stadiumet që kemi gjëndje, por edhe 3 stadiumet që do të ndërtohen me “magjinë” e politikes…

Më e bukura është se në Big-Brother, sa më shumë lojë dhe intriga, aq më shumë fryhet “stadiumi”, ndersa në Superligë,ku loja bashkon me intriga dhe prapskena çifte të reja çdo javë, skenari nuk bëhet për të ndjellur tifozët, por për t’i larguar ata. Kjo që po ndodh,bekuar qoftë, është projtekti më i guximshëm i FSHF-së dhe pronarit të saj, pas projekteve plot “sukses” si “uniforma ime”, ‘topi im” apo “arbitri im” , ja ku mbërritëm në ditën fatlume të projektit milionar “stadiumi im”. Tifozët kanë ikur, stadiumet po ..vijnë!

Sfidanti.al