Reali është kampioni i botës, dhe lideri është bërë Vinisius!

Paraqitja e brazilianit u cilësua e shkëlqyer nga mediat, ndërsa ai ishte vendimtar në finalen e Kupës së Botës për klubet që madrilenët e fituan ndaj Al Hilalit të Arabisë Saudite. Në një ndryshim hierarkie, Reali nuk luajti për titull ndaj kampiones së Amerikës së Jugut, por ndaj asaj të Azisë, duke fituar 5-3. Vinisius shënoi 2 gola, po aq sa Fede Valverde, ndërsa kapiteni Karim Benzema shtoi një tjetër. Ky ishte trofeu i tetë i kupës së botës për klubet për Realin, që është një rekord, ndërsa sauditët luftuan fort deri në fund. Vieto dhe dy herë Marega shënuan për ta.

Sfidanti.al