Lufta vazhdon në vendin e madh lindore, por edhe sulmuesi shqiptar nuk heq dorë. Taulant Seferi shënoi një tjetër gol për Vorsklën e Poltavës në Ukrainë, këtë herë në një ndeshje miqësore. Testi në fazën përgatitore ishte ndaj Levadias së Talinit nga Estonia dhe përfundoi 3-2 për ukrainasit, ndërsa 26-vjeçari, që ka luajtur për Tiranën, realizoi golin e tretë. Kampionati ukrainas pritet të fillojë në mars, ndonëse situata me luftën pas sulmit të Rusisë nuk është aspak e mirë.
Sfidanti.al