Elementi më i rëndësishëm i futbollit është karakteri. Pra, vendosmëria për të luftuar deri në fund, ndonëse talenti nuk mund të nënvleftësohet kurrë. Nuk i mungoi klasi Borusias së Dortmundit në fushën e Hofenhajmit, por i mungoi pikërisht vendosja e zemrës në fushë. Edhe pse kaloi përpara me golin e shënuar nga “i harruari” Mario
Brilant dhe i çmendur, i tillë Dortmundi përballë Lajpcigut!
Julian Nagelsman ishte i lumtur të pozonte me tifozët e Dortmundit, ndërsa skuadra e tij, Lajpcigu, reagoi mirë ndaj qetësisë së trajnerit të saj. Barazim 3-3 në duelin e kreut në Dortmund, duke përballuar gjenialitetin e yjeve vendas, si dhe 80 000 tifozët e “Murit të Verdhë” që i kishte kundër. Nëse thua se Borusia
Dortmundi, Vajgl duhet të luajë me “frena dore” ndaj Maincit
Trajneri Lysien Favre nuk ka shumë alternativa në prag të ndeshjes së radhës në Bundesligë. Dy prej lojtarëve të rëndësishëm të Dortmundit, si Aksel Vicel dhe Tomas Delanei, janë të dëmtuar dhe për pozicionin “numër 6” në fushë, atij i mbetet vetëm Julian Vajgl. Ai besohet se do të jetë automatikisht në fushë, por ndaj
E duan të gjithë, Salzburgu konfirmon kontaktet me Dortmundin për Haland
Gjermania po fiton terren përsa I përket garës si vendi destinacion I të ardhmes futbollistike të Erling Haland, sulmuesi I Salzburgut që e mbylli fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve si shënuesi I dytë më I mirë pas Robert Levandovskit dhe që ka ngjallur interesin e thuajse të gjithë Evropës Reali I madridit, Juventus
Dortmundi e ka “Ansu Fatiun” e tij, por është në Championsin e të rinjve!
Nëse “diamanti” i Barcelonës u bë rekordmen i Ligës së Kampionëve, si shënuesi më i ri në moshë (17 vjeç e 40 ditë), në Gjermani ekziston një “diamant” tjetër shumë më i “njomë”. Jusufa Mukoko, vetëm 15 vjeç, shkëlqeu fort në fitoren e Dortmundit ndaj Sllavias së Pragës në Championsin e të rinjve. Borusia fitoi
Dortmund, Vitsel dëmton fytyrën në shtëpi, kthehet në fusha në 2020
Aksel Vitsel shqetëson Borusian e Dortmundit. Mesfushori belg do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për periudhën e mbetur të vitit dhe do të kthehet vetëm në 2020. Vitsel iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për një dëmtim në fytyrë që e pësoi në një incident shtëpiak ‘Nuk mundëm të flisnim me të të dielën sepse
Dortmundi luan në Barcelonë, Rojs: Ter Shtegen ishte miku im…deri kur më priti penalltinë
Borusia Dortmund do të luajë ndaj Barcelonës në Camp Nou një ndeshje që është shumë përcaktuese per te dyja skuadrat. Kapiteni I verdhezinjve, Marko Rojs u shfaq në një konferencë për shtyp për të analizuar këtë takim me kampionët e Spanjës pikerisht në fortesën e saj Pyetje: E di që Barcelona ka shumë mungesa në
Dortmund, mos i kërkoni djemve të bëjnë detyrën e burrave!
Në Angli e përdorin shpesh shprehjen “djemtë kundër burrave”, kur përballë vihen një skuadër me moshë të re dhe pa përvojë, si dhe një ekip ekspert. Borusia e Dortmundit çdo javë e më shumë po duket si një formacion i mbushur me yje të talentuar, por kaq pa eksperiencë, saqë prej tyre mund të pritet
Bajerni i shënon 4 Dortmundit, Kovaç paska qenë e keqja?!
Kriza qenka një “virus” misterioz që herë shfaqet e të bën “peshk”, herë zhduket dhe ti je si “kokrra e mollës”. Kështu ishte Bajerni në suksesin 4-0 ndaj Dortmundit, pa trajner të përhershëm në stol, ndërsa u duk në pikë të hallit në katastrofën 1-5 në Frankfurt, kur ende “mbretëronte” Niko Kovaçi. Do të jetë
“Klasikja” me Dortmundin, Bajerni pa trajnerin, por ka Levandovskin!
Stoli nuk do të jetë bosh, por aty nuk do të ulet ai që ishte numri 1. Niko Kovaç është larguar dhe Bajerni do të ketë ndeshjen e parë në Bundesligë pa kroatin, kur të presë sot Dortmundin në “Alianc Arena”. Luhet në 18:30, dhe bavarezët pritet të mos e kenë të lehtë ndaj verdhezinjvë,