Haland te Dortmundi, por me një klauzolë largimi

Kalimi I Erling Haland te Borusia Dortmund është padyshim transferimi më I bujshëm I merkatos së transferiemeve. Sulmuesi norvegjez ishte bërë objekt I disa klubeve të rëndësishme evropiane, por në fund I zgjodhi kalimin në Bundesligë pikërisht te verdhezinjtë.

Por me shumë gjasa aventura e tij te Borusia Dortmund nuk do të zgjasë shumë, për shkak të një klauzole që përfshihet në të, dicka që u zbulua nga e përditshmja gjermane ‘Bild’. Sipas kësaj të përditshmeje kjo klauzolë e lejon Haland të largohet nga Borusia Dortmund në 2022 nëse futbollisti dëshiron që klubi gjerman ta nxjerrë në merkato. Një kusht ky që nuk është dicka e re, por që shumë pak klube pranojnë që ta përfshijnë atë në kontrata.

Falë kësaj klauzole, Mario Gëtze në 2017 u largua nga Dortmundi në drejtim të Bajernit të Mynihut për vlerën e 37 milionë Euro. Haland me siguri e ka pasur parasysh historinë e Dortmundit që nxjerr në pah lojtarët më premtues të futbollit. Kanë qenë të shumtë lojtarët që kanë shpërthyer në radhët e verdhezinjve si Levandovski, Obamejang, Gyndoan apo Dembele .

Sfidanti.al