Që nga momenti që ta futbollin e luajtur, Piter Krouc I është dedikuar me mish e shpirt disa pasioneve që kanë spikatur edhe gjatë karrierës së tij në fushën e lojës; të shkruarit dhe radios. Ish sulmuesi I përfaqësueses angleze ka dy libra të shitur ndërkohë që është aktiv edhe në That Peter Crouch Podcast për degjuesit e radios BBC.
Dhe për të festuar vitin e ri, Krouc vendosi t’I bëjë një shaka bashkëshortes së tij Ebi Klensi, por gjërat I dolën jashtë kontrollit dhe ai rrezikoi të përzihej nga shtëpia
Asryeja është një tatuazh në krahun e futbollistit që ai e përkufizoi si tatuazhin mëi keq i të gjitha kohërave, por duke shtuar se shpreson që bashkëshortja e tij ta pëlqejë edhe pse do të zemërohet. Tatuazhi është festimi si robot I Krouc me të cilin ish sulmuesi fitoi shumë famë. Problemi ishte mënyra e realizimit të këtij tatuazhi që nuk ishte aspak realist dhe ishte shumë I shëmtuar për të qenë I vërtetë. Dhe në fakt, tatuazhi ishte fals dhe këtë zj.Krouc nuk e dinte.krouc e telefonoi live teksa regjistrohej nga telekamerat dhe Ebi që nuk e fshehu tërbimin e saj.
‘O Zot, shaka është kjo. Kush është ai person? Je ti, por 100 kg më shumë. Në plazh do të dukesh budalla, kështu që problem është I yti. Por nëse ajo gjë është në krahun tënd, më mirë mos u kthe në shtëpi-u shpreh Ebi Klensi gjithë zemërim duke mos e përdorur arsyen.
Me fjalë të tjera, ishte një shaka e realizuar shumë mirë , kështu që Krouc e qetësoi bashkëshorten e tij duke I thënë se tatuazhi I shëmtuar ishte fals, por përgjigjja e Ebit ishte për t’u duartrokitur. ‘Besoj se as Bekami nuk mund t’ia lejonte vetes një tatuazh të tillë, jo më ti-tha Ebi Klensi duke I dhënë goditjen e KO, Krouc, por të paktën ai nuk u përzu nga shtëpia
Sfidanti.al