Pa Benzema-Bejl-Hazar, por Reali ka dyshen serbo-kroate!

Natyrisht, nuk janë vetëm ata, por një skuadër e tërë. Zinedin Zidan mund të jetë i lumtur dhe i sigurt për atë që do të sjellë sezoni, pasi vështroi futbollistët e tij të fitonin bindshëm 3-1 ndaj Valencias, në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, në Arabinë Saudite. “Mbretërorët” patën epërsi të plotë ndaj një kundërshtari të fortë, edhe pse në fushë mungonin tre “asa”, si Karim Benzema, Garet Bejl dhe Eden Hazar. Shkëlqyen mesfushori kroat, Luka Modriç, dhe sulmuesi serb, Luka Joviç, por po ashtu edhe Toni Kros apo Isko.

Kros shënoi golin e parë, Joviç e Modriç kombinuan për golin e dytë, të cilin e shënoi Isko, ndërsa për 3-0 Modriç dha një asist fenomenal për Joviçin, që prishi mallkimin, duke realizuar më në fund për Realin. Valencia mundi të shënonte vetëm në minutën e 93-të, falë një penalltie kthyer në gol nga Dani Pareho. Reali duhet të presë fituesin e gjysmëfinales tjetër, asaj mes Barcelonës dhe Atletikos së Madridit, që luhet nesër.

Sfidanti.al