Haland te Borusia Dortmund; verdhezinjte tallen me Juventusin e Mancester Junajtid

Sulmuesi norvegjez, Erling Haland që ndiqej nga gjysma e Evropës, vendosi që të transferohet te Borusia Dortmund duke nxjerrë jashtë loje Juventusin dhe Mancester Junajtid që ishin përfshirë në një ‘betejë’ të fortë për të dhe verdhezinjtë nuk ngurruan që të vënë në lojë të dy këto klube edhe pse kjo ndodhi pa dashje.

Këtë e bëri nëpërmjet një videoje të publikuar në Tëitter ku shfaqej kërkimi në këtë rrjet social të futbollistit të lidhur me Juventusin dhe Mancester Junajtid, kërkime që sigurisht nuk dhanë asnjë rezultat dhe mbyllet me klubin që bëhet ndjekës I futbollistit.

Sfidanti.al