Mario Manxhukic zbarkoi mbrëmjen e së dielës në Doha të Katarit duke nisur zyrtarisht aventurën e tij me skuadrën e Al Duhail me të cilën do të bëjë stërvitjen e parë zyrtare ditën e mërkurë.
Sulmuesi kroat me të mbërritur në aeroport vendosi menjëherë shallin e skuadrës së tij të re dhe një kurorë me lule përpara se të njihej me drejtuesit e klubit.
Manxhukic u transferua te klubi nga Katari në me parametra zero pas 4 sezonesh e gjysmë te Juventusi.
Sfidanti.al