Borussia Dortmund, Haland zbulon: Idhulli im është Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic është idhulli I Erling Haland. Është vetë sulmuesi më I ri I Borusia Dortmund që e ka pohuar këtë në një intervistë  përditshmen gjermane ‘Bild’.

‘Idhulli im është Zlatan Ibrahimovic-tha Haland në intervistën e tij-prej tij mund të mësoj shumë, në radhë të parë se si mund të shënoj sa më shumë gola dhe temperamentin e tij si një sulmues me shumë dëshirë për të shënuar. Karriera e tij është e jashtëzakonshme’.

Së fundmi në media u fol për ekzistencën e një klauzole në kontratën e Haland me Borusia Dortmund që e lejon atë të largohet nga verdhezinjtë në 2022 në rast se do ta dëshirojë

‘Klauzola për zgjidhjen e kontratës? Nuk bëj asnjë koment për detajet kontraktuale-vijoi Haland-tani jam pjesë e Borusias së Dortmundit dhe dua të fitoj me këtë skuadër’.

Sfidanti.al