Angli, tifozi I Mancester Sitit u përjashtua nga stadiumet 5 vjet për racizëm ndaj Sterling

Një tifoz I Mancester Siti ditën e premte mësoi dënimin e tij me 5 vjet përjashtim nga stadiumet për përdorim të fjalorit me tone raciste ndaj sulmuesit Rahim Sterling në ndeshjen e zhvilluar mes Mancester Sitit dhe Bërnmuth në vitin 2018

Bëhet fjalë për Ian Baldrin, 58 vjec, që u shpall fajtor për akuzën e fyerjeve raciste nga Gjykata e Mancesterit . Ai u justifikua me emocionin e momentit për të bërë këtë gabim kundrejt futbollistit anglez dhe sipas BBC shfaqi edhe pendesën e tij

Sterling nuk I dëgjoi fyerjet raciste, por disa tifozë po. Por jo vetëm kaq, në pritje të një vendimi për racizëm është edhe një mik I Baldrit që lëshoi fjalë fyese në drejtim të futbollistit të Bërnmuth Tajron Mings. Që të dy u denoncuan në polici nga një tifoz që ishte I pranishëm në stadium  dhe që pa cfarë ndodhi duke u shprehur se ndihej I habitur, I ofenduar dhe se I erdhi për të vjellë nga ato që dëgjoi.

Sfidanti.al