Alenja tërbon tifozët e Barcelonës dhe mbyll profilin e tij në Twitter

Karles Alenja, lojtari I ri I Real Betis që erdhi nga Barcelona në formë huazimi tërbon tifozët e klubit katalanas dhe shkak është bërë një intervistë e tij e dhënë në programin ‘El Larguero’ teksa ndër të tjerat nuk e përjashtonte një kalim të mundshëm te Reali I Madridit: ‘Kurrë mos thuaj kurrë-ishte shprehur futbollisti, një frazë që nuk la aspak indiferentë tifozët e Barcelonës.

Kjo për faktin se ishte një frazë e thënë nga një futbollist që ka qenë në akademinë e klubit katalanas që në fillimet e karrierës së tij që mund të vijojë te rivalët e Realit të Madridit edhe pse futbollisti nuk e ka fshehur asnjëherë ndjenjën e fortë për Barcelonën.

Por tifozët e skuadrës blaugrana e konsideruan të papranueshëm këtë qëndrim të futbollistit dhe iu kundërvunë në rrjetet sociale duke  arritur deri aty sa edhe ta fyejnë aq sa e shtynë Alenjanë që të mbyllë përfundimisht profilin e tij në rrjetin social Twitter

Sfidanti.al