Vllaznia ka mundur Partizanin me përmbysje mu brenda “në shtëpinë tonë”, pra në fushën e re të Partizanit. Për një kategori që i mirëpret si mrekulli nga lart këto ndeshjet me përmbysje, ishte ..një super-ndeshje, një super-përmbysje, pra një magji më shumë në ..Superligë! Për vetë shkodranët ishte një zbukurim brenda nate, që do të
Penalltia e humbur e Skukës apo “autogoli i madh” i Olsit
Më mirë të humbasësh një penallti deçizive dhe të derdhësh lotë pendimi, siç ndodhi me sulmuesin e Partizanit, Skuka, apo të dalësh në intervistë pas eliminimit nga Kupa dhe të thuash botërisht siç bëri Olsi Rama se “ Kupa ishte e mallkuar dhe nuk ishte projekt i Partizanit”. Kjo frazë i ka hedhur “nokaut” ata
Ç‘dreqin ndodhi në Korçë?Ishte përmbysje karakteri apo..karakter i përmbysur?
Ndeshja e javës, Skënderbeu-Tirana, së cilës iu vu një mbulesë e artë kur u bekua se ishte një ndeshje karakteri, do të mbahet mend për disa arsye. Do të kujtohet për ndarjen me thikë të protagonizmit gjatë 90 minutave, ku Skënderbeu zaptoi frenat e lojës për 45 minuta dhe mbylli sytë në pjesën e dytë.
Alenja tërbon tifozët e Barcelonës dhe mbyll profilin e tij në Twitter
Karles Alenja, lojtari I ri I Real Betis që erdhi nga Barcelona në formë huazimi tërbon tifozët e klubit katalanas dhe shkak është bërë një intervistë e tij e dhënë në programin ‘El Larguero’ teksa ndër të tjerat nuk e përjashtonte një kalim të mundshëm te Reali I Madridit: ‘Kurrë mos thuaj kurrë-ishte shprehur futbollisti,
Gjermanët e “Der Spiegel”, mos shpifni për presidentin tonë dhe.. trukimet!
Shumë vite më parë, tamam tamam në kohën e diktaturës, një i dehur, sapo doli nga lokali, nisi këngën që ia donte shpirti : “ Amerika, Amerika…” kur befas dikush i shfaqet si fantazëm, duke e provokuar : “ Si vazhdon kjo kënga”? I dehuri, i cili bëhet esëll në çast, improvizon tekstin : “
A kishte bukuri “piktura” e dhunës në derbin Tirana-Partizani?
Kur nuk e thua dot të vërtetën që pret me padurim, më mirë prefero heshtjen, sesa të lëvdosh dhunën nga..frika. Pas asaj që ndodhi në Derbi, gjatë një interviste, trajneri i Tiranës, Ardi Mema, i ka lejuar vetes një frazë-autogol, e cila zbulon se dhuna po na futet nën lëkurë: “Tifozët duhet të ndërgjegjësohen pak
Vilander injoron të krisurin Nik Kirios: E kush ia var atij!
Deklaratat e papërgjegjshme që ka bërë gjatë kohëve të fundit “gjuhëgjati” Nik Kirios ka bërë që ky i fundit të shihet shtrembër nga shumëkush në “sportin e bardhë”. Midis atyre që e kanë kritikuar ashpër këtë tenist australian për deklaratat e tij të pamendta, është edhe legjenda suedeze e tenisit, Mats Vilander, që vuri në
Pyetje e (pa)sinqertë: vorbullën e solli zoti Duka apo e gjeti mes nesh?
Edhe pse Partizani kishte kohë që flinte me titullin në krevat, kjo javë do të kujtohet për disa përjetime të pazakonta. S’kishte ndodhur ndonjëherë që brenda një ditë, tamam në javën e parafundit, Partizani dhe Tirana të festonin fatin e tyre jashtë binarëve të historisë që kanë shkruar ndër vite. Të kuqtë në delirin e
Në Itali i vunë kurorën Igli Tares, në vendin e tij e.. shpojnë me dekoratë!
Si do të përgjigjeshit ju,nëse iu pyesin se cili e meriton titullin Ambasador i Sportit Shqiptar, Lorik Cana apo Igli Tare? As mos e vrisni mëndjen për përgjigjen, se për ju mendon “lala Gjoni” , ai që na e drejton kokën nga tabela me moshë më shumë se 16 vjeçare : “ futbolli, tokë me
Të besës për pabesi! Përqafimi Duka-Idrizi, sa skedina u “dogjën”
Këtu ka tradhëti burra! Shprehja e famshme në film, i shkon përshtat edhe filmit të Superligës, sidomos skenarit te kesaj jave. Dënimi me 18 muaj i shefit vlonjat të futbollit, Sinan Idrizi , për ngjarjet me “filmime gojore” në Vlorë, kanë zbuluar se zyrtarët tanë lodrojnë me topin e dhunës si t’u dojë qejfi. Ka