Vilander injoron  të krisurin Nik Kirios: E kush ia var atij!

Deklaratat e papërgjegjshme që ka bërë gjatë kohëve të fundit “gjuhëgjati” Nik Kirios ka bërë që ky i fundit të shihet shtrembër nga shumëkush në “sportin e bardhë”.

Midis atyre që e kanë kritikuar ashpër këtë tenist australian për deklaratat e tij të pamendta, është edhe legjenda suedeze e tenisit, Mats Vilander, që vuri në dukje se Kiriosi me deklaratat e tij nuk bën asgjë tjetër, veçse dëshiron që të tërheqë vëmendjen e të tjerëve dhe se akush me mend në kokë nuk duhet t’i kushtojë vëmendje këtij tenisti me ato që thotë.

“E kujt i bëhet vonë për Kiriosin? Thjesht mos  ia varni atij. Jam i sigurt se Gjokoviçi nuk u kushton vëmendje fjalëve të tij, të paktën kështu do të sillesha unë, po të isha në vendin e Novakut”, deklaroi Vilanderi.

Nik Kirios do të marrë pjesë në turneun e ardhshëm të Uimbëlldonit, pasi nuk mori pjesë në turneun “Rolan Garos”.

Sfidanti.al