Los Anxhelos Lejkersat shumë shpejt do të sjellin në radhët e veta basketbollistin me shumë përvojë, Karmelo Entoni, që, në fakt, është mik personal me Lebron Xhejmsin, me të cilin ai erdhi bashkërisht në NBA më 2003.
Entoni ka luajtur me Hjustonin dhe Çikago Bullsat, ndërkohë që sezonin e kaluar ai luajti vetëm 10 ndeshje (13,4 pikë për ndeshje), ndërkohë që nga shkurti i kaluar ai është i paangazhuar.
Edhe emra të tjerë të mëdhenj po lidhen me klubin e “liqenasve”, por tani për tani më afër tij ndodhet Karmelo Entoni. Ka lajme se bluzën e “Lejkërsave” do ta veshin së shpejti edhe dy ish-bashkëlojtarë të tjerë të Lebronit, Kajl Korver që dallohet për shënimin e koshave trepikësh, dhe mbrojtësi i fortë, Xhej Ar Smith.
Sfidanti.al