Milani po zhvillon bisedime me PSZH-në për transferimin e portierit të tij, Xhanluixhi Donaruma, te klubi i mësipërm francez, njoftojnë disa mediume italiane. Agjenti i tij, Mino Rajola, ndodhet tanimë në Paris, ku po bisedon me drejtorin sportiv të “të shenjtëve’” Leonardo, që para disa javësh mbante të njëjtin funksion te Milani.
Oferta e PSZH-së është 20 milionë euro plus Alfons Areolën që francezët e vlerësojnë 30 milionë euro.
Milani është gati që të ndahet me portierin e vet, megjithëse ai konsiderohet si një nga më të talentuarit në botë. Nëse Milani do ta pranojë transferimin e Donarumës, atëherë PSZH-ja, duke paguar relativisht pak para, do të sigurojë një portier të mirë për shumë vite.
Sfidanti.al