Nga na erdhi humbja e Partizanit? Mos e “thithi” trajneri Kolela…

Vllaznia ka mundur Partizanin me përmbysje mu brenda “në shtëpinë tonë”, pra në fushën e re të Partizanit. Për një kategori që i mirëpret si mrekulli nga lart këto ndeshjet me përmbysje, ishte ..një super-ndeshje, një super-përmbysje, pra një magji më shumë në ..Superligë! Për vetë shkodranët ishte një zbukurim brenda nate, që do të donin ta mbanin sa më gjatë. Për ata të Partizanit ishte si një ekuacion : kjo ndeshje ishte një gabim i Partizanit apo zotnillëk i shkodranëve ?

Hajde ndaje shapin nga sheqeri, kur edhe të huajt nuk na ndihmojnë, por e trazojnë akoma më shumë leshelinë tonë me top. Trajneri Kolela i Partizanit ka thënë disa fjalë blasfemike para ndeshjes, të cilat nuk mund të kalonin pa një “ndëshkim hyjnor”.

Dhe ku ka më mirë se të lash mëkatet me Vllazninë, djepin e kësaj loje. Ja fraza “mëkatare” e trajnerit Kolela gjatë një interviste : “ Unë kam dalë kampion në një rast, edhe pse nuk jam paguar për 6 muaj”. Pse ta thotë një Italian këtë marrëzi, apo ka ardhur dita? Për vite jemi akuzuar që imitojmë italianët, por kur italianët duan të na imitojnë ne…vendosin qeleshe dhe rekorde!

Sfidanti.al