Ai vetë duket krejtësisht i rraskapitur, madje ishte i tillë që në tetor apo nëntor kur edicioni sapo kishte filluar. Jurgen Klopi pranoi se Liverpuli i tij, përfshi edhe trajnerin, po ndjen pasojat e një sezoni të jashtëzakonshëm 2021-2022 kur u synuan katër trofe, fitorja e të cilëve do të kishte qenë e paprecedentë në Angli. Në fund, u fitua vetëm Kupa e Anglisë dhe Kupa e Ligës (Karabao), ndërsa titulli në Premier Ligë u humb me 1 pikë të vetme ndaj Sitit, e finalja e Championsit ndaj Realit të Madridit në mënyrë krejt të pamerituar, 0-1. “Ne mund tat hemi se ajo që ndodhi vjet na lodhi, – tha Klopi, – ishin 63 ndeshje dhe lojtarët e kanë të vështirë të arrijnë formën e duhur”. Të kuqtë janë në vend të 7-të në kampionat, 16 pikë prapa Arsenalit.
Sfidanti.al