Po flitet shumë se Erik Ten Hagu e ka forcuar shumë skuadrën e “djajve të kuq”, dhe se dy ekipet janë në pozita krejt të tjera në krahasim me sfidën e fazës së parë që Siti e stërfitoi 6-3 në “Etihad”. Mesfushori Bruno Fernandes është shumë i drejtpërdrejtë kur thotë se “ne nuk iu kemi frikë”, dhe ai padyshim shpreh një të vërtetë. Gjithsesi, sot në orën 13:30 do të shihet më qartë se cili prej ekipeve mund të quhet më i forti i Mançesterit, ndërsa derbi në “Old Traford” pritet të jetë një nga më të fortët në shumë vite. Për Pep Guardiolën ka kritika pas humbjes dhe eliminimit nga Kupa e Ligës prej Sauthemptonit, por ndoshta këto më shumë do ta motivojnë, dhe yjet e tij janë gati si Halandi apo Bernardo Silva. Gjithsesi, mediat angleze e paralajmërojnë trajnerin katalanas që të mos bëjë eksperimente, nga ato që i kushtuan në finalen e Championsit kundër Çelsit, në një sfidë më herët në Champions ndaj Lionit, apo edhe shpesh ndaj Liverpulit.
Sfidanti.al