Tifozët e Juventusit hidhen sërish në sulm kundër trajnerit Alegri

Nuk mjaftojnë 8 fitore radhazi, me 8 ndeshje pa pësuar gol. Nuk mjafton as që e ngjit ekipin në vendin e dytë pasi e ke nisur “për ibret”, ndërsa mund të justifikohesh me faktin se skandalet e klubit po ndikojnë tek skuadra. Tifozët nuk mund të durojnë dot turpërime, sidomos një pjesë e tyre, ata më ekstremistët. Kështu po i ndodh Maks Alegrit që po sulmohet nga mjaft përkrahës të Juventusit në rrjetet sociale pas katastrofës 1-5 në Napoli. Akuzat ishin për humbjen, për lojën e dobët, për disa vendosje të gabuara taktike të lojtarëve (siç gjykojnë tifozët), por edhe për shtrëngimin e dorës me trajnerin e Napolit, Luçiano Spaleti. Në rrjetet sociale ka nisur sërish fushata “Jashtë Alegri”!

Sfidanti.al