Me stadiumin e ri, Milani e Interi i afrohen financiarisht gjigandëve të Europës!

Sipas llogarive që bëjnë në Itali, të dy klubet do të mund të fitonin nga 100 milionë euro secili duke pasur një impiant të ri dhe modern. “San Siro” është një stadium legjendar, është historia e futbollit milanez, lombard, italian dhe europian, porse nuk prodhon dot “vezë të arta”. Këtë mund ta bëjë stadiumi i ri, dhe Milani e Interi e dinë këtë shumë mirë. Deri në 2020, kur nisi pandemia e Kovidit, Interi kishte 130 milionë euro të ardhura më pak se Barça e Reali, 82 milionë euro më pak se Bajerni, 81 më pak se Mançester Junajtidi, ndërsa Milani ishte edhe më poshtë, me 141 milionë euro më pak sesa dy gjigandët e Spanjës. Me stadiumin e ri, mund të jenë në kushte më të barabarta.

Sfidanti.al