Më mirë të humbasësh një penallti deçizive dhe të derdhësh lotë pendimi, siç ndodhi me sulmuesin e Partizanit, Skuka, apo të dalësh në intervistë pas eliminimit nga Kupa dhe të thuash botërisht siç bëri Olsi Rama se “ Kupa ishte e mallkuar dhe nuk ishte projekt i Partizanit”. Kjo frazë i ka hedhur “nokaut” ata që patën fatin e keq ta dëgjojnë.
Si ka mundësi të thuhen këto fjalë, kampione për nga hipokrizia, fill pas një beteje që humbet vetëm nga..11 metra!. Si mund t’i besosh kësaj deklarate kur kujton dramën që kaploi futbollistët e Partizanit, sidomos “fajtorin” Skuka , fill pas ruletit fatal tek pika e bardhë…
Dhe më e bukura është se pas drejtorit Rama, shfaqet edhe trajneri Mehmeti për t’i shpjeguar elektoratit të kuq se Skuka është i talentuar, është djalosh me cilësi pozitive, por është edukuar keq sportivisht para se të vinte tek Partizani. Po cila na qënka edukata e gabuar e Skukës? Që pranoi ta gjuante penalltinë i pari, gjë që nuk e vendosi vetë por trajneri, apo që e përjetoi më tepri dramën e 11 metërshit? Sido që të jetë, Skuka humbi vetëm një penallti, kurse drejtori Rama bëri një autogol të pastër, duke injoruar dy ndeshje delikate dhe plot me polemika me Vllazninë, pasi tha atë që s’thuhej .. se Kupa as nuk i vlente Partizanit!
Sfidanti.al