Për financat e një klubi të tillë nuk është problem të paguajë 35 milionë paundë stërlina, apo rreth 42 milionë euro, aq sa mund të kushtojë kartoni. Flasim për një sulmues vetëm 20 vjeç, lindur në Mynih dhe që luan për Salcburgun në Bundesligën austriake. i njëjti ekip ku kaloi edhe Erling Halandi. Liverpuli duket se do të fitojë ndaj konkurrencës së Dortmundit, ndërsa Divok Origi do të shkojë tek Milani në verë. Gjithsesi, Adejemi nuk është thjesht një zëvendësues për Origin, pasi besohet se ai do të luajë një rol shumë më të rëndësishëm në “Anfild”. Trajneri Jurgen Klop po e rifreskon vijën sulmuese dhe jo më kot kanë ardhur Diogo Zhota dhe Luis Diaz. Tashmë, pritet edhe Adejemi që ka shënuar 45 gola e ka dhënë 32 asistë në 123 ndeshje për Salcurgun. Mos do të thotë kjo se po largohet Mohamed Salah?
Sfidanti.al